Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Pele

Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar këtë sëmundje që nga viti i kaluar dhe shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai kishte ndaluar së reaguari ndaj kimioterapisë dhe po merrte kujdes paliativ në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Ai u shtrua në këtë spital, të njëjtin që shkonte rregullisht për të marrë kimioterapi, të martën e kaluar për një rivlerësim të trajtimit të tij për kancerin e zorrës së trashë dhe vuante nga një infeksion respirator. Në një deklaratë , spitali raportoi të shtunën se përgjigja e ish-futbollistit ishte e mirë dhe se ai po i përgjigjej mirë trajtimit kundër këtij infeksioni.