Formacionet zyrtare PSG-Strasbourg: Galtier mban “shpresat” te dyshja Mbappe-Neymar

Pas rreth një ore në stadiumin “Parc des Prinecs”, PSG do të përballet me ekipin e Strasbourg, në një përballje që nuk duhet humbur.

Tekniku Galtier ndihet i sigurtë në përballjen e sotme, ku ka zbrit të në fushë pothuajse 100% të ekipit. Në portë është Donnarumma, para tij në mbrojtje janë vendosur, Bitshiabu, Maquinhos, Sergio Ramos dhe Mukiele në të djathë. Mesfusha me 3 përbëhet nga Verrati, Vitinha dhe Fabian Ruiz, ndërsa sulmi i është besuar treshës, Mbappe-Ekitike,-Neymar.

Në krahun tjetër, tekniku i Strasbourg, Julien Stephan ka vendosur të mos eksperimentojë me formacionin. Në portë është Djiku, i cili më pas plotësohet me Ajoqrue, Bellegrade, Diarra, Doukoure, Kevin Gameiro, Nyamsi, Perrin, Prcic, Sels dhe Thomasson. /albeu.com

 


Shtuar 28.12.2022 20:23