James dëmtohet sërish pas 50 minutash lojë

Rikthimi i Reece James në fushë zgjati vetëm 50 minuta pas lëndimit të gjurit të pësuar në ndeshjen kundër Milanit që e detyroi atë të humbasë Botërorin në Katar.

Anglezi u lëndua sërish gjatë ndeshjes ndaj Bournemouth, duke u larguar nga fusha me ndihmën e barelës.

Pas ndeshjes, trajneri Graham Potter tha se,- “Do të duhet të presim 24/48 orët e ardhshme për të kuptuar shkallën e dëmtimit të ri. Por ishte shumë e trishtueshme ta humbja kaq shpejt pas kthimit të tij në fushë”. /albeu.com


Shtuar 27.12.2022 23:48