“Gafa queen” zbulon pse nuk u jep “llogari shqiptarëve” (VIDEO)

Ministrja e qeverisë Rama 3, Bora Muzhaqi njihet për gafat e saj të shpeshta, duke filluar nga “ditën ta bëjmë natë” te “dielli i tepruar”, këtë fundvit ka bërë një rezyme të atyre që thotë në media dhe i justifikon me raporton e saj jo shumë familjar me kamerat.

E ftuar në “Jo vetëm modë”, ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë është shprehur se gafat ndodhin kur del për herë të parë në media.

Gazetari Eraldo Rexho e pyet se e sata herë është kjo që del në media. Në përgjigje ajo thotë se e dhjeta herë është.

“Kam problem kameran. Është problem i të qenurit i mësuar. Kam përshtypjen se kur e ke për herë të parë dhe sot e kam për të dhjetën herë. Kam një natyrë që më pëlqen të bëj shaka me veten. I kam parë me humor dhe dëshirën e mirë”, është shprehur ajo.

Pra, mesa duket, ministres gjatë gjithë kësaj kohe ka dhënë llogari për shqiptarët vetëm 10 herë. Pse kaq pak? Për të shmangur gafat apo dhe nuk ka patur kohë vallë, siç nuk kishte kur u pyet për vrasjen e Mateos në Fier, nga Klodian Çalamani.

Kujtojmë se aso kohe, gazetarët këmbëngulën dhe kërkuan vetëm dy minuta kohë prej saj, por Muzhaqi u largua me një buzëqeshje në fytyrë teksa thoshte se ishte shumë vonë./albeu.com


Shtuar 26.12.2022 14:37