Një 32-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, pasi struktura është shembur pjesërisht.
I riu, i identifikuar vetëm me inicialet I.H., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim policie
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com