Përfshihet nga flakët hangari në Maliq, çfarë raportohet

Një hangar me bazë ushqimore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Vloçisht të Bashkisë Maliq.

Nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale.

Ndërkohë mjetet dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit në hambar ndërsa policia po heton për zbardhjen e detajeve./albeu.com


Shtuar 20.12.2022 16:29