Plani i opozitës turke: Një milion vëzhgues për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve nga Erdogan

Nga Borzou Daragahi “The Independent”

Gjatë një darke që pata disa javë më parë, lideri i opozitës turke Ali Babacan na tregoi në vija të përgjithshme mua dhe një grupi të vogël gazetarësh të tjerë të huaj, planin që ai kishte hartuar për të mos lejuar që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe mbështetësit e tij të fusnin duart tek votat ditën e zgjedhjeve vitin e ardhshëm.

Votimi, që ka të ngjarë të mbahet në maj ose qershor, ose ndoshta më shpejt, premton të jetë një moment historik për vendin, pasi përkon me 100-vjetorin e themelimit të Republikës Turke nga Mustafa Kemal Ataturk, por edhe 20-vjetorin e epokës së Erdogan në krye të vendit.

Koalicioni i 6 partive opozitare po i merr shumë seriozisht zgjedhjet. Por asnjëra prej masave mund të mos jetë e mjaftueshme, dhe opozita e Turqisë ka të ngjarë të ketë nevojë sërish për një plan më të mirë nëse duan që Turqia të mos largohet akoma më shumë nga rruga demokratike.

Babacan, një ish-bankier i arsimuar në Amerikë, është udhëheqës i Partisë Demokratike dhe Progres (DEVA). Ai na tha se koalicioni opozitar i 6 partive, ka filluar tashmë të rekrutojë dhjetëra mijëra vullnetarë për të mbajtur nën vëzhgim deri në 200.000 kuti votimi në mbarë vendin në ditën e zgjedhjeve, të cilat mund të mbahen edhe që në marsin e vitit të ardhshëm.

“Ne kemi ngritur tashmë një sistem të mbikëqyrjes së zgjedhjeve. Duhet të kemi 1 milionë njerëz që të vëzhgojnë në çdo moment të gjitha kutitë e votimit. Ne do të bashkojmë burimet dhe avokatët tanë për t’u siguruar që rezultati i çdo kutie do të kontrollohet në mënyrë të besueshme. Ne kemi nevojë për juristë që të angazhohen në çdo rasat mosmarrëveshje”- tha ai.

Por asnjë nga strategjitë e opozitës për ditën e zgjedhjeve nuk mund t`i kundërvihet  përpjekjeve të Erdogan dhe aleatëve të tij për të diktuar rregullat në fushën e lojës. Ai dhe aleatët e tij dominojnë në mediat elektronike dhe mediat e shkruara. Siç u tregua javën e kaluar, partitë e mazhorarancës dominojnë edhe gjykatat, të cilat u përdorën për të dënuar Ekrem Imamoglu, kryebashkiakun popullor të Stambollit dhe një pretendent të mundshëm për të qenë president, me akuzën qesharake të fyerjes së zyrtarëve të zgjedhjeve në vitin 2019, kur ata e anuluan fitoren e tij të parë, albeu.com.

Ai u dënua me 31 muaj e gjysmë burg dhe me ndalim të veprimtarisë politike, dënim që do të zbatohet nëse miratohet dhe nga Gjykata e Apelit. Vendimi i së mërkurës së kaluar e tronditi Turqinë, duke shkaktuar 2 ditë tubime të mëdha opozitare që dukej se ringjallën rivalët politikë të Erdoganit.

Po ashtu ai vendim la të kuptohet atë që mund të ndodhë në muajt në vijim. Zhvillimet e brendshme në Turqi janë bërë gjithnjë e më të padepërtueshme. Mbetet e paqartë nëse ndjekja penale dhe dënimi i Imamoglu janë ideuar nga vetë Erdogan apo nga aleatët e zellshëm që ai ka vendosur në institucionet e vendit.

Sidoqoftë, dënimi i Imamoglu nxjerr në pah mozorinë e pushtetit, që parashikon disa muaj ogurzinj përpara zgjedhjeve. Shumica dyshojnë se Imamoglu do të hyjë me burg, por dhe mund të ndodhë. Prokurorja e çështjes, që është martuar me një zyrtar të lartë të partisë së Erdoganit, është zotuar ta apelojë dënimin dhe të kërkojë një dënim akoma më të madh. Kërcënimi i burgut dhe i përjashtimit nga politika të njërit prej figurave të saj kryesore do të ishte një tjetër pengesë serioze për opozitën.

Qeveria dhe mbështetësit e saj duan që të diktojnë edhe njëherë vullnetin e tyre. Ata e kanë minimizuar këtë çështje dhe e kanë akuzuar Imamoglu – viktimë e një ndjekje të egër dhe të motivuar politikisht – se e ka shfrytëzuar dënimin e tij për të dëmtuar politikisht Erdogan, raporton albeu.com.

Televizioni shtetëror nuk i ka mbuluar si duhet tubimet pro opozitës. Mediat pro-qeveritare janë fokusuar më shumë tek ndarjet e perceptuara brenda koalicionit opozitar. Disa figura të opozitës thonë se asnjë nga përpjekjet e Erdogan dhe aleatëve të tij nuk do të kenë sukses. Inflacioni në vend po shkon mbi 80 për qind, dhe niveli i papunësisë është mbi 10 për qind. Statistikat zyrtare tregojnë se rritja ekonomike e vendit, që ishte në themelimin e pretendimeve të Erdogan për suksesin e qeverisje, po ngadalësohet ndjeshëm.

Në mesin e pakënaqësisë së përhapur ndaj qeverisë, e vërtetuar nga shumë sondazhe të kohëve të fundit, presidenti është i sigurt se do të humbasë, ndaj do të detyrohet të bëjë manovra të ndryshme, ashtu siç bëri pasi këmbënguli për ripërsëritjen e zgjedhjeve lokale për bashkinë e Stambollit në vitin 2019, të fituara nga Imamoglu.

“Ai nuk mund të bëjë asgjë. Në Turqi ekziston tradita e respektimit të votës”-  më tha në një intervistë Gulcin Avsar, një nga këshilltaret e Babacan. Por edhe asaj epoke mund t’i vijë fundi. Babacan ka qenë për shumë vite pjesëtar i rrethit të brendshëm të Erdogan, si Ministër Financash dhe më pas si Ministër i Jashtëm.

Ai na tha se rreth një dekadë më parë presidenti nisi të mos dëgjonte askënd tjetër përveç një rrethi të vogël besnikësh, teksa nuk i duronte kritikat e të tjerëve. Ai tha se e dinte se betejat elektorale do të ishin të vështira. “Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje me një diferencë të madhe, jo 50.1 për qind, dhe në raundin e parë”- tha ai.

Për të fituar me këtë diferencë, opozita turke duhet të bëjë më shumë sesa të garantojë parandalimin e manipulimeve zgjedhore. Ata duhet të kontaktojnë me grupet e margjinalizuara, përfshirë kurdët etnikë shumë të rëndësishëm, për të kapërcyer përpjekjet për manipulim në një garë shumë të ngushtë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet turke është zakonisht e lartë nëse e krahasojmë me standardet ndërkombëtare. Gjithsesi kjo do të thotë se 1 në çdo 4 ose 5 votues nuk voton. Kush janë këta dhe si mund t’i bindë opozita të dalin atë ditë të votojnë? Po ashtu opozita turke duhet të vendosë për një kandidat për kryeministër dhe të fillojë ta promovojë atë.

Fakti që ajo nuk e ka shpallur ende, i ka dhënë Erdoganit favorin e një lideri të pashmangshëm, dhe ka lejuar zgjerimin e ndarjeve brenda kampit opozitar. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe BE-ja e kanë dënuar dënimin më burg të kryebashkiakut opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar në heshtje.

Turqit paralajmërojnë se sanksionet ose veprime të tjera të ashpra mund të japin rezultat, duke e forcuar argumentin e Erdogan dhe aleatëve të tij se opozita mbështetet nga interesa të huaja. Lufta politike e Turqisë është që turqit të luftojnë, raporton albeu.com

Por Babacan u shpreh se zgjedhjet e vitit të ardhshëm kanë pasoja shumë më të gjera.

“Ato janë një luftë për demokraci. Dhe ajo që po bëjmë ne ia vlen, dhe nëse do të jemi të suksesshëm, ky do të jetë një shembull për pjesën tjetër të botës. Ia vlen që të gjitha vendet të luftojnë kundër autokratëve”- përfundoi ai.

/albeu.com

 


Shtuar 20.12.2022 09:42