Sot pjesë e BBV, por a e dini se këngëtarja ka qenë partnerja e djalit të Yllka Mujos (FOTO LAJM)

Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare është banorja më e re e BB VIP KOSOVA. Ajo hyri pak ditë më parë së bashku me Andi Artanin.

Por jo vetëm si artiste. Gigliola është e njohur në shoëbizin shqiptar edhe për lidhjen e saj disa vjeçare me djalin e Yllka Mujos, Amos Zaharian.

Të lidhura

None found

Dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola thontë në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.