EMRI/ Të shtënat me armë në Tiranë, humb jetën në spital i plagosuri

Mbrëmjen e sotme, në Tiranë, janë dëgjuar të shtëna me armë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Komunës së Parisit dhe mbeti i plagosur një person.

Mësohet se i plagosuri, Edmond Papaj, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.


Shtuar 16.12.2022 17:24