Dhunë në familje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, tre të arrestuar në Fier

Policia ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim në Fier për vepra penale të ndryshme.

Në pranga është vënë F. F., 51 vjeç, i dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, T. Rr., 49 vjeç, I dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje” dhe Xh. Xh., 30 vjeç, i dënuar me 1 muaj burg për veprën  penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

F. F., 51 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 28.01.2021, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

T. Rr., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 03.03.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale, “Dhunë në familje”.

Xh. Xh., 30 vjeç, banues në Lushnje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.02.2021, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën  penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 11.05.2021 11:47