Gent Ibrahimi u betua si anëtar i GJK, reagon Yuri Kim: Moment historik për reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar emërimin dhe betimin e juristit, Gent Ibrahimi, si anëtari më i i i Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një postimi në Twitter, Yuri Kim e cilësoi betimin e e Ibrahimit si moment i rëndësishëm i zbatimit të reformës në drejtësi.

Yuri Kim: Gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u betua. GjK arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që nga tetori i 2016, Gjykata Kushtetuese ka trupë të plotë. Ky është një moment kyç në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur… Ky ishte rezultati i bashkëpunimit midis institucioneve, përfshi Presidencën, Parlamentin, KED, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Presim plotësimin e trupës së GjL në fillim të vitit tjetër, që më shumë çështje të përpunohen në kohë. Urime dhe suksese!

Juristi Gent Ibrahimi, u betua dje përpara presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, e cila në këtë mënyrë plotësohet me të gjithë anëtarët e saj.


Shtuar 14.12.2022 13:55