Përmirësohet situata e përmbytjeve në qarkun e Lezhës.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se në gjithë qarkun raportohen vetëm 80 hektarë tokë të përmbytura. Po ashtu, niveli i lumenjve është në kuota normale dhe nuk rrezikojnë daljen nga shtrati.
Njoftimi për qarkun:
Në ish kënetën Torovicës ka rreth 50 ha nen ujë , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjormit ka rreth 30 ha të përmbytura. Total Qarku ka 80 ha tokë të përmbytura. Hidrovori Balldrenit punon në kuotë -2 m, kurse hidrovorët e tjerë si ai I Tales, Gocajve, Gryke Zezës, Ishull Shëngjinit, Drojës, punojnë nën kuotat kritike. Kuota lumenjve Drin, Gjadër e Mat, normale. Raportime për problematika të tjera deri në këto momente nuk kemi. Strukturat e MC të bashkive të qarkut vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.
Lezha është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq, ku dalja nga shtrati e lumenjve shkakton përmbytje të rrugëve dhe banesave përreth. Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin.
Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës.