Familja mbretërore në Britani këshillohet të mos ketë kontakte me ambasadën ruse

Familja mbretërore e Britanisë është këshilluar që të mos ketë kontakte me ambasadën ruse në Londër, I pyetur nga gazeta Izvestia nëse ka pasur ndonjë komunikim me Mbretin Charles III, ambasadori rus Andrei Kelin tha: “Jo, dhe unë e di që anëtarët e familjes mbretërore këshillohen të mos mbajnë ose të hyjnë në kontakt me ambasadën ruse”.

Kelin gjithashtu u shpreh se shumica e politikanëve në Perëndim mendonin seriozisht për të ardhmen, shkruan SkyNews.

“Kjo i privon ata të kuptojnë se çfarë do të ndodhë në një muaj dhe një vit nga tani me Ukrainën. Në fund të fundit, nëse gjërat vazhdojnë kështu, Ukraina do të bëhet një shtet i dështuar, një vrimë e zezë që do të duhet të rregullohet” tha ai.

Ai tha se biznesmenët rusë, duke përfshirë të ashtuquajturit oligarkë që grumbulluan pasuri të mëdha pas rënies së Bashkimit Sovjetik, nuk e konsideronin më Londrën si një strehë të sigurt.


Shtuar 12.12.2022 13:16