Sulmohet me drone gjatë natës Odesa, miliona banorë mbesin pa energji

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij të natës ka folur për “situatën shumë të vështirë” në rajonin e Odesa-s, ku ka pasur një sulm natën nga 15 drone iraniane.

Ai thotë se Odesa dhe qytetet e tjera janë në errësirë, më shumë se 1.5 milionë njerëz janë pa energji elektrike.

Duke folur për dronët e përdorur, ai thotë: “Ky është qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj Odesës, ndaj banorëve të Odesës, ngacmim i qëllimshëm, përpjekje e qëllimshme për të sjellë fatkeqësi në qytet.

Mbrojtësit tanë të qiellit arritën të rrëzojnë 10 drone nga 15.

Inxhinierët e energjisë, ekipet e riparimit, autoritetet rajonale, të gjithë po punojnë pa pushim për të rivendosur energjinë. Fatkeqësisht, goditjet ishin kritike, ndaj duhet më shumë se vetëm një periudhë kohe për të rikthyer energjinë elektrike… Nuk duhen orë, por disa ditë, për fat të keq. Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar rikuperimin.”/albeu.com


Shtuar 11.12.2022 07:55