Argjentina mbrëmjen e djeshme mori një kualifikim dramatik ndaj Holandës, ku fati i tyre ishte në duart e goditjeve të penalltive.
120 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2, ndërsa goditjet e penalltive me rezultatin 4-3. Sfida normalisht mori “flakë”, ku edhe kartonat e verdhë tregojnë qartë se sa tension kishte, ku u morën në total 17 të tillë.
Messi njihet në fushën e lojës si një person që i shmanget tensioneve dhe një karakteri tepër të ftohtë, por pas përfundimit të ndeshjes ai nuk e mbajti dot veten. Ylli argjentinas po merrej në intervistë nga gazetari i “Tyc Sport”, dhe përballë Messit qëndronte holandezi Weghorst i cili shënoi dy golat për kombëtaren e “tulipanëve”.
“Çfarë ke që shikon budalla? Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla!”, dëgjohet të thotë Messi./h.ll/albeu.com