“Doktori, njeri i rrallë”, Floriana Garo flet për sulmin ndaj Berishës: Nuk e dha veten, bëri thirrje për vetëpërmbajtje

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, e ftuar në emisioni  “Drejt” u shpreh se nuk e priste goditjen e Berishës në 6 dhjetor në protestë.

Ajo tha se Berisha u gjakos, por nuk e dha veten, madje bëri thirrje nga podiumi për vetëpërmbajtje kundrejt protestuesve.

“Nuk e prisnim goditjen e Berishës. Ndodhi diçka e tillë që nuk e prisnim dhe reagimi ishte përtej asaj që unë do të doja, por që ishte normal. Për mua ishte e pabesueshme. Të njëjtën gjë mendova edhe në 8 janar kur u hodhën karriget nga kati i dytë i PD-së.

Berisha nuk e humbi vetëdijen, por goditja ishte e fortë. Kishte gjakderdhje, por që unë mendoj se mosha e tij, por edhe një njeri tjetër nuk do të kishte mundur dot me aq përmbajtje dhe forcë, që të bënte thirrje për përmbajtje e të vijonte protestën. Ishte veprim prej njeriu të rrallë”, tha Gatro./albeu.com

 


Shtuar 9.12.2022 10:25