Gert Shehut që goditi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën, arrestimi iu komunikua në Spitalin e Traumës.
31-vjeçari do të hetohet për dy vepra penale, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e lehtë me dashje. Mbrëmjen e së martës, ai u tentua të rimerrej për të disatën herë në pyetje.
Ai vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës, për shkak edhe të dëmtimeve që mori në trup nga bodigardët e Berishës. Gjendja e tij është e stabilizuar, por sipas bluzave të bardha, do të qëndrojë i shtruar deri në përfundim të ekzaminimeve. Nga ana tjetër, Policia dhe Prokuroria janë në pritje të raportit mjeko-ligjor për gjendjen mendore të 31 vjeçarit Shehu.
Edhe në dëshminë që nëna e 31 vjeçarit dha para oficerëve, pohoi se i biri kurohej prej vitesh.
ABC ishte pranë banesës ku Gert Shehu jetonte në Tiranë. Fqinjët thonë se ai merte mjekim. Në pyetje policia ka marrë edhe mjekun psikiatër që ka vërtetuar problemet e shëndetit mendor të të riut. /abcnews.al/