Aksident me pasojë vdekjen në fshatin Drithas, në Maliq. Mësohet se një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçikleta në këtë rrugë. Dy vëllezërit po udhëtonin nga Drithasi në drejtim të fshatit Libonik kur një mjet i ka goditur, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar pa lëndime.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tij. Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi çka e bën të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe rrit rrezikun për aksidente.
Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com