Nuk udhëtoi në Torino, Napolit zgjodhi vetë?

Duket se Napoli ka zgjedhur vet të mos udhëtojë drejt Torinos.

Napoli ka marrë vëmendjen më të madhe sonte në futbollin evropian, duke u raportuar se nuk udhëton drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventus.

2 lojtarë të Napoli rezultuan pozitivë me Covid-19, duke bërë që skuadra të alarmohet.

Thuhej se kryetari i regjionit ku ka bazën skuadra e Napoli ka urdhëruar të mos udhëtohet drejt Torinos, por kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, insiston se Napolit nuk iu ndalua udhëtimi.

Nëse skuadra nuk paraqitet në fushë në ora 20:45, Juventus do t’i fitojë tri pikët në tavolinë.


Shtuar 3.10.2020 21:33