Duke patur një dinamikë të jashtëzakonshme, jeta private e aktores Arjola Demiri përbën mjaft interes për ndjekësit.
Arjola është treguar mjaft e hapur dhe ka ndarë me publikun të gjitha vështirësitë e saj të divorict me ish-bashkëshortin, sfidat si nënë e vetme e tre fëmijëve.
Ajo ka bërë së fundmi nëj bisedë me ndjekësit ku nuk kanë munguar pyetjet për ish-bashkëshortin, shkruan Albeu.com.
“A i sheh ish burri fëmijë dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë?”, ka qenë pyetja e drejtuar nga fansat e saj.
Padyshim përgjgija nga Arjola nuk mungoi. Ajo ka publikuar bisedat me vajzën e saj, ku dëgjohet që i thotë: O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi.
“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mij kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola duke lënë të nënkuptohet se vetëm fëmijët kanë raporte të mira me ish-bashkëshortin.
Kujtojmë se Albeu.com ka bërë të ditur se -ish bashkëshorti i Arjola Demirit, Alex Boshnjaku është martuar sërish dhe ka dy fëmijë të tjerë, por aktorja dhe partnerja e re kanë patur konflikte që prej fillimit./albeu.com/