Aktori i humorit Julian Deda është prezantuat si kandidat për primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës para strukturave të njësisë 5 dhe 12. Ai u shpreh se zgjedhjet do t’i fitojnë sepse sipas tij, Erion Veliaj ka rënë sepse luftën se ka vetëm me të, por edhe me shefin e tij.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/543989387736971
“I fundit ose qan ose qesh, unë jam i destinuar të qesh dhe bëni mirë të qeshni dhe ju, të ngrëni kokën dhe dy gishtat lartë sepse nuk ka festë më të bukur se këto primare. Para se të shkojmë te 14 maji, që është kryesorja për neve. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, por e vetmja gjë që ju do të vendosi është se kush nga ne do t’i fitojë. Erion Veliaj ka rënë sepse nuk e ka luftën vetëm me ne, e ka dhe me shefin e vetë. Kështu që do të bëhet bishë, siç është bërë deri më sot, do të shfrytëzojë gjithë hienllëkun e tij për ta fituar këtë luftë për interesa personale. E ka kthyer Tiranën në një lopë që e mjel”, tha Deda./albeu.com