Raul Jimenez ka marrë sot vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen

Raul Jimenez ka zgjedhur të ardhmen e tij.

Sulmuesi meksikan, Raul Jimenez, sot ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij në futboll.

Jimenez ka vënë firmën e tij në një kontratë të re katër vjeçare me Wolverhampton Wanderers.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës angleze, përcjell lajmi.net. “Katër vite të tjera për Raul Jimenez”, thuhet në postimin në ‘Twitter’.

Jimenez ka qenë më i dalluari sezonet e fundit me Wolves.

Lojtari ka pasur vëmendje të madhe nëpër Evropë, përfshirë edhe zëra që lidhnin atë me Real Madrid.


Shtuar 3.10.2020 15:00