Nuk ka më shpresë për Barcelonën dhe Arsenalin, Lyon vendos ti mbajë dy yjet e saj

Arsenal dhe Barcelona mund të heqin vëmendjen nga lojtarët e Olympique Lyon.

Houssem Aouar dhe Memphis Depay ishin në radarin e Arsenal dhe Barcelonës, por duket se nuk do të ketë lëvizje për ta.

Sipas raportimeve të ‘RMC Sport’, Olympique Lyon do t’i mbajë lojtarët në radhët e tyre.

Mesfushori Aouar, që është në dëshirat e Arsenal, gëzon vëmendje të madhe edhe nga skuadra të tjera, si ajo e PSG.

Depay këkrohej nga Ronald Koeman te Barcelona, por skuadra e dyshes ka plane të tjera për ta.


Shtuar 3.10.2020 14:52