Në Angli flasin me siguri, Tottenham ka gati sulmin final për Skriniar

SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Në Angli janë të sigurt, merkatoja e Tottenhamit nuk është mbyllur ende dhe drejtuesit e ‘Spurs”-ave po bëhen gati për një tjetër ofertë për mbrojtësin sllovak të Interit, Milan Skriniar.

Drejtuesit e klubit londinez ishin disa ditë më parë në Milano dhe takuan drejtuesit e Interit, por oferta e tyre ishte shumë më e ulët nga sa pretendojnë zikaltrit, megjithatë tani pritet që anglezët të zbarkojnë në Milano me një tjetër ofertë.

Koha deri në përfundim të merkatos është shumë e shkurtër dhe pikërisht për këtë arsye te Interi kanë mbajtur Andrea Ranocchian, për të mos u zënë të papërgatitur nga një largim i mundshëm i Skriniar.

Megjithatë që marrëveshja të mbyllet me sukses, Tottenham duhet të ofrojë të paktën 50 milionë euro për kartonin e sllovakut 25-vjeçar, që nuk po përshtatet dot me skemat e Contes, por që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.

Ky i fundit ka arritur të ndërtojë një skuadër mjaft interesante gjatë këtij sezoni të merkatos, duke sjellë në ekip emra si Bale, Reguilon, Doherty e Hojbjerg, ndërsa tani i mungon vetëm një qendërmbrojtës me eksperiencë, për të ngritur stekën e pretendimeve.


Shtuar 3.10.2020 14:35