Kombëtarja jonë e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen e fundit për këtë vit, në miqësoren ndaj Armenisë në “Air Albania”.
Sot skuadra e Edi Rejës do të futet në fushë nga një humbje ndaj Italisë me rezultatin 1-3, por nga një paraqitje tepër e mirë.
Në portë pritet të aktivizohet Elhan Kastrati, ku përpara mund të jenë Gurishta dhe Bajrami, ndërsa në mëdyshje janë Kumbulla dhe Mihaj për të plotësuar treshen e mbrojtjes. Mesfusha pritet të përbëhet nga Hysaj dhe Hadroj në krahët dhe në qendër treshja Çokaj, Asllani dhe Laçi.
Sulmi projektohet të jetë Muçi dhe Skuka, ku ky i fundit për disa minuta mbresëlënëse ndaj Italisë./ h.ll/albeu.com