Thashetheme të bujshme vijnë nga “Daily Mail” për rastin e Cristiano Ronaldos.
Pas intervistës së zjarrtë me gazetarin Piers Morgan, Manchester United ka njoftuar se ka nisur masat më të përshtatshme në këto raste.
Avokatët e klubit anglez janë të sigurt që kanë arsyet e duhura për të akuzuar portugezin për shkeljen e kushteve të kontratës së tij dhe gjithashtu janë të sigurt se mund ta largojnë atë pa paguar asnjë shumë parash.
Njoftimi i Manchester United:
“Manchester United nisi masat e duhura këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të komentojmë më tej derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”.
Sipas gazetës angleze, kanë nisur procedurat ligjore për prishjen e kontratës së tij pa asnjë dëmshpërblim. Cristiano duhet të marrë ende mbi 18 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”, por thuhet se klubi nuk do t’i paguajë atij asnjë qindarkë./ h.ll/albeu.com