Hoxha: Një person është vrarë me armë në 17 korrik në një resort turistik, ngjarja u mbajt e fshehtë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Hoxha tha se një person është vrarë me armë rreth datës 17 korrik të këtij viti në një nga resortet luksoze. Ai u shpreh se rasti nuk është bërë publik dhe është mbajtur i fshehtë me ndërhyrje.

“Një shqiptar ka gjetur vdekjen me armë zjarri në një resort luksoz, jam përpjekur që të marr informacione, por nuk më ka dhënë askush asnjë informacion, është shqiptar.

Ngjarja ndodhi në një resort luksoz dhe askush nuk thotë asgjë. Kjo ndodh sepse janë superfuqitë që menaxhojnë gjithçka. Ka ndodhur mos gaboj diku më 17 korrik dhe nuk ka asnjë detaj”, theksoi gazetari.


Shtuar 17.11.2022 22:07