Kristjan Asllani ka pranuar se e priste të luante titullar ndaj Italisë, por ishte në dorën e trajnerit Reja të bënte zgjedhjet për formacionin.
“Normale e prisja, kam 2-3 muaj që e prisja këtë ndeshje, që kur doli kjo ndeshje. Nuk më futi që në fillim. Nuk ka gjë, nuk ka problem. Nuk di çfarë të them. Italia është shumë e fortë, por kemi bërë një ndeshje të mirë.
E kishim filluar shumë mirë këtë ndeshje, shpresonim të mbanim rezultatin më shumë, nuk ia arritëm. Në fund deshëm të hapim lojën e kishim shumë mundësi, por ishin dy shtylla. Çfarë të bëjmë.
Nuk e di pse nuk kam minuta, pyesni trajnerin, kush është përgjegjësi këtu. Unë jam në dispozicion, stërvitem mirë.
Komunikimi me trajnerin është si të gjithë të tjerët. Vij këtu, respektoj trajnerin, zgjedhjet i bën ai. Unë jam i lumtur, vij këtu, por nuk e di se pse është kështu”, tha Asllani për “SuperSport” pas duelit./h.ll/albeu.com