Aksident në autostradën Milot-Thumanë, 3 të lënduarit nisen drejt spitalit të Traumës

Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Mësohet se auto vetura është goditur nga një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije se të plagosurit janë një çift zviceran një grua shqiptare.

Të plagosurit janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. /albeu.com


Shtuar 16.11.2022 16:06