Ori Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Ori Nebijaj dhe Petrit Doda janë dy deputetët më të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë dorëzuar sot në KQZ formularin e vetedeklarimit.

“Pershendetje!

Ne pergjigje te interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorezuan formularin e vetedeklarimit ne KQZ.

Formularet e vetedeklarimit do te publikohen sipas procedurave perkatese ne faqen zyrtare te internetit te KQZ”, njofton KQZ.

Kujtojmë se moderatorja Ori Nebijaj u bë deputete pas lënies së mandatit nga ana e Grida Dumës, e cila tashmë drejton emisionin “Top Story” në Top Channel. Ndërsa Petrit Doda hyn në Kuvend, pas dorëheqjes së Alfred Rushajt, i cili hoqi dorë nga politika./albei.com

Shtuar 16.11.2022 16:08