Kontrata e Lionel Messit me PSG-në skadon në qershor.
Shumë herë është përfolur për një rikthim të tijin në Barcelona, ku Joan Laporta ka reaguar edhe një herë në mënyrë të fshehtë për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në Camp Nou.
“Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij dhe unë u them që do të shohim. Tani ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk dua ta krijoj probleme para kohe”, është shprehur presidenti i klubit për “RAC1”./ h.ll/albeu.com