Pushimi për Botërorin do të shërbejë edhe për zbardhjen e problemit të dëmtimeve, që bëri që skuadra e Allegrit të ketë më shumë se gjysmën e lojtarëve jashtë.
Nedved dhe Arrivabene kanë shpallur një lloj hetimi të brendshëm për të përcaktuar shkaqet e telasheve të shumta. E gjithë kjo në pritje të dosjes që kreu i ri i Andreini, i punësuar disa muaj më parë)do të vendosë në tryezë. Kjo do të pasohet nga masa serioze dhe përfundimtare që mund të prekin të gjithë, nuk ka të paprekshëm.
Këtë e raporton La Gazzetta dello Sport, e cila nënvizon se në bankën e të akuzuarve nuk janë vetëm stafi teknik, por edhe mjekë dhe fizioterapistë.
E gjithë struktura ka rezultuar e pamjaftueshme për një ekip me ambicie të nivelit të lartë dhe analizat nuk po kursejnë asgjë, nga fushat e Continassa deri tek ushqimi i lojtarëve.
Gazeta raporton se Juve do të nisë hetimet tani gjatë pushimit të Kupës së Botës. /G.D albeu.com/