Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur dhe ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin.
Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaq një infermiere 23-vjeçare teksa dhunonte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.
Të lidhura
None found
Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që ta filmonin me telefon.
Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai tha se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me gjithçka që ka ndodhur.
Ai shtoi se sot ka angazhuar një avokat për rastin.
“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.
