Mediat britanike hedhin ide rreth të ardhmes së pankinës të Barcelonës.
Ecuria e Mikel Artetas dhe puna e tij me Arsenalin ndiqen nga afër nga Barcelona.
Ish-ndihmësi i Pep Guardiolës është në krye të Premier League me Arsenalin dhe është mik shumë i mirë me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff, dhe për këtë arsye raportohet se katalanasit kanë fiksuar emrin e tij për të ardhmen e stolit.
Një e ardhme jo aq e afërt , duke qenë se Xavi gëzon respekt dhe besim të plotë dhe është thuajse e pamundur që ai të largohet kaq shpejtë, por emri i pasuesit të teknikut nga Terrassa është praktikisht i shkruar tashmë./ h.ll/albeu.com