Elon Musk nis “spastrimin” në kompaninë Twitter, shkarkon bordin e drejtorëve

Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Twitter, duke çimentuar kontrollin e tij mbi kompaninë, raporton BBC.

Miliarderi mori frenat e kompanisë së mediave sociale javën e kaluar, duke i dhënë fund muajve të tëra për marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh.

Reformat që ai po mendon përfshijnë ndryshime për mënyrën se si Twitter verifikon llogaritë, si dhe shkurtime të vendeve të punës.

Washington Post ka raportuar se një raund i parë i shkurtimeve është në diskutim që mund të prekë 25% të stafit të kompanisë.

Drejtuesit kryesorë janë hequr tashmë, pasi Musk ka sjellë aleatë të profilit të lartë në kompani.

Në mesin e ekipit të tij është investitori i teknologjisë Jason Calacanis. Ai shkoi në faqen e mediave sociale për të kërkuar opinione mbi një sërë temash, nga reklamat tek videot.

Gjithashtu pyeti se sa do të paguanin njerëzit për t’u verifikuar, mes raporteve se Twitter mund t’i taksonte njerëzit 20 dollarë në muaj për të mbajtur tikun blu që tregojnë llogaritë e verifikuara./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 22:33

Tags: