Më 31 tetor, e gjithë bota feston Halloween-in. Po përpara se të vijë dita e nesërme, ku sigurisht dhe ju do të bini pre e lojërave dhe shakave të frikshme, shikoni më poshtë disa fakte lidhje me festën e Halloween-it.
-Sipas fjalorit anglez Oksford, Halloween duhet të shkruhet “Hallow-e’en”, dhe emri i vërtetë është “All-Hallow-even”.
-Është zgjedhur data 31 tetor për t’u fetuar, sepse është data e fundit e vitit në kalendarin e vjetër keltik, në të cilin viti niste me 1 nëntor.
-Halloween e kishte origjinën nga festivali kelt, në Samhanin, që shënonte të korrat e fundit të vitit.
-Kostumet e frikshme të Halloween visheshin për të frikësuar shpirtrat e të vdekurve.
-Magjistari Harry Houdini vdiq në ditën e Halloweenit, në vitin 1962.
-Gdhendja e kungujve u prezantua për herë të parë nga emigrantët irlandezë në SHBA. Në Europë, në atë kohë përdorej rrepa për Halloween.
-Mussolini u bë kryeministër i Italisë për Halloween, në vitin 1922.
-Në SHBA, rreth 7 miliardë dollarë në vit, shpenzohen për festimet e Halloween.