Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë e Lirisë për daljen me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore.
Berisha e ka cilësuar këtë si një moment historik për vendin.
Berisha:
Moment Historik. Moment që shenon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë që ata meritojnë, që pasqyron vlerat dhe virtytet e tyre dhe po ashtu të gjithë Shqipërisë.
Për t’i dhënë vendit përfaqësuesit dinjitoz, për t’iu dhënë Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikan të sprovuar.
Me fjalë të tjera për të arkivuar në plehrat e sharrës, figurën më opskure që ka drejtuar Tiranën, Erion Veliajn. I cili në çdo shtet ligjor, me cdo ligj, i takon të jëtë në qeli dhe jo në garë elektorale, me vjedhjet e tij monstruezo dhe mashtrimit që u ka bërë qytetarëve të Tiranës, në shndërrimin e Tiranës një nga qytetet me të pista të botës./albeu.com