Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd.
Një burrë ka humbur jetën teksa po punonte në banesën e një shtetasi tjetër.
Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale K.K, ishte duke punuar kur ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.
Librazhd/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K., duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betonit dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/