Puthje, përqafime dhe momente romantike! Ramush Haradinaj surprizon Anitën si asnjëherë në ekran (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme në “Dance Albania” ishte mjaft e veçantë për Anita Haradainajn. Ajo u surprizua nga një klip që u transmetua, ku u shfaqën edhe tre fëmijët e saj.

Në klipin e Anita Haradinaj në “Dance Albania”, gazetarja u shfaq e përlotur dhe e prekur. Ajo tregoi se arsyeja është malli për fëmijët dhe periudha e gjatë larg tyre.

Të lidhura

None found

“Po flisja pak me fëmijët, më ka marrë malli. S’jam mësuar të rri kaq larg. Unë jam mësuar të rri në shtëpi, të bëj detyrat e mamit, të bëj detyrat e gruas”, tha Anita.

Gjatë performancës dhe në fund të saj, Anita nuk i përmbajti dot emocionet sepse në klipin e transmetuar u shfaqën tre fëmijët. Me lot në sy, ajo tregon se i vogli, Trimi është pika e saj e dobët.

Biseda:

Anita Haradinaj: Pse ma nxorët Trimin aty?

Alketa Vejsiu: Epo ne Trimin e duam, s’e do vetëm ti. Të ka marrë malli?

Anita Haradinaj: Unë shkoj e shoh, por Trimin e kam pikë të dobët.

Alketa Vejsiu: E kuptove Trim? Ne e kuptuam, je një dashuri e vërtetë.

Më tej u shfaq një klip nga provat ku i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj. Ai Anitën teksa po bënte performancën e saj, teksa e xhironte dhe me telefon.

Në fund të performancës, Anita shkoi pranë bashkëshortit të saj, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe momentet romantike me të.