Partizani ka mposhtur 1-4 Teutën në transfertë.
Në minutën e 2’ Partizani kaloi në avantazh me Hotin. Menjëherë pas këtij goli, loja u ndërpre për shkak të ikjes së dritave të cilat munguan për rreth 5 minuta.
Në minutën e 16’ ishte Gruda ai që barazoi momentalisht për durrsakët, deri pas 6 minutash, kur Da Silva kaloi miqtë sërish në avantazh. Në minutën e 24’, ishte sërish Hoti ai që realizoi për “Demat”, duke i çuar shifrat në 1-3.
Vendasit u përpoqën të reagonin, por në minutën e 75’ Skuka i dha goditjen përfundimtare, duke siguruar tre pikët për skuadrën e Kolelës.
Partizani udhëheq kampionatin me 19 pikë, Teuta qëndron në vendin e parafundit me 7 pikë.
Vllaznia ka fituar 2-1 ndaj Bylis.
Herald Marku-n realizoi në minutën e 39-të, ndërsa në 72-të, Jonuzi realizoi një gol fantastik nga distanca.
Në minutat e fundit, në minutën e 82-të, Bylis reagoi me Damcevski-n, por vetëm kaq pasi fitorja i shkoi skuadrës së Josës.
Vllaznia mbyll shkon në vendin e 3-të, ndërsa Bylis mbetet me 11 pikë në vendin e 6-të.