Gjatë një aksioni anti-drogë nga Guardia di Finanza e Fermos, në Porto San Giogio është arrestuar një një burrë dhe një grua me kombësi shqiptare, rreth të 40-tave.
Në momentin që policia i ndaloi, ata shfaqën shenja nervozizmi, duke, duke dhënë, ndër të tjera, përgjigje evazive dhe kontradiktore për arsyet pse ndodheshin në qytetin e sipërpërmendur bregdetar, pavarësisht se ishin banues diku tjetër.
Policët e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare Fermo, pas dyshimeve mbi çiftin, ushtruan kontroll në apartamentin ku ata po qëndronin, ku dhe u gjetën lloje të ndryshme të drogës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 6 kg hashash, mbi 2 kg heroinë dhe rreth 250 gramë kokainë, si dhe materiale ambalazhi, hekura precize, para cash, pajisje celulare dhe një makinë. Dy autorët u dërguan në burg./albeu.com