E mërkura e shenjtë për Interin, San Siro do të jetë “full” dhe fitorja e zikaltërve përjashton Barçën nga Champions

Të mërkurën, më 26 tetor, Interi do të presë në San Siro Victoria Plzen në orën 18:45.

Stadiumi do të jetë i mbushur terësisht ku priten të jenë mbi 70 mijë zikaltër për të mbështetur skuadrën e Inzaghit.

Në rast fitoreje nga Interi, zikaltërit kalojnë në fazën tjetër jashtë grupeve ndërsa Barcelona në Europa League./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 15:27