Iu bashkua Ramës, Halit Valteri shpërthen në ofendime ndaj Metës: Pijanec, President i rakisë e qofteve!

“Unë kam një problem me institucionin e presidentit, Ilir Meta duhet të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë. Sot nuk duhet të mendoj që nuk ka njerëz të ndershëm…”

Deputeti Halit Valteri ka kërkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta teksa diskutohej për kthimin e 9 dekreteve në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij në seancën plenare, Valteri shtoi se Meta duhet të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë dhe i vetmi post që duhet të mbajë është “presidenti i rakisë”. Sipas Halit Valterit, nuk ka nevojë për të marrë opinionin e Venecias sepse ka ardhur koha që të hiqen ngjyrimet politike.

Valteri: Jam i çuditur me sjelljen e Presidentit, ai e di teorinë, por jo për vete. Ai e di burgun, por jo për vete. Në Shqipëri, Presidentit i kemi lënë aq pushtet sa të thërrasë mediat në konferencë, të flasë e të vishet hijshëm.

Nuk ia kemi ndaluar as rakinë, as ahengjet, madje edhe daljet tapë topi në media. Duhet të hetojmë veprimtarinë e këtij njeriu se nuk do të jetë vetëm ish presidenti, por duhet të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer.

Ka ardhur koha që ti japim fund kryeneçësisë. Shkarkimi i tij është një akt i lartë, por më i vogli që mund të bënim. Qytetarët nuk duhet të pranojnë persona që janë diskredituar plotësisht. Boll më, ti japim vendit atë që i takon. Ajo çfarë ka ndodhur vitet e fundit është dëshmi e pastër e degradimit politik.

Unë kam një problem me institucionin e presidentit, Ilir Meta duhet të ishte ndëshkuar që kur lëpinte gishtat duke numëruar paratë. Sot nuk duhet të mendoj që nuk ka njerëz të ndershëm. Sot ka ardhur momenti që të heqim ngjyrimet politike. Nuk ka nevojë për opinione Venecia, apo nga yjet, hëna apo UFO-t. Ilir Meta duhet shkarkuar, mjafton të krahasojmë me pasuritë tona dhe nuk arrijmë dot tek maja e thoit të pasurive të tij. Ai duhet të quhet presidenti i rakisë, i qofteve. /albeu.com/

 


Shtuar 7.05.2021 11:22