Andi Shehi është një nga ish konkurentët më të përfolur të Përputhur, pasi të gjithëve na kujtohet historia e rreme me Tean në Përputhen.
Pas daljes nga Përputhen ai nisi një romancë dashurie me Melisa Lleshin, lidhje e cila ka përfunduar pak muaj më parë.
Së fundi Andi gjatë një interviste në Shqipëria Live, ka treguar se është penduar për hyrjen në Përputhen dhe lidhjen me Melisën, ndërsa thekson se është shumë i lumtur me lidhjen e re.
“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën. Nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas
Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit, asnjëherë. Nuk dua të flas më shumë”- u shpreh ai.
Ndërsa në lidhje me lajmet se Melisa është në një lidhje me Majk, Andi tha se nuk ka asnjë ndjesi dhe nuk i intereson fare.
“Nuk më intereson fare. Nuk kam asnjë ndjesi, nuk më intereson”, tha ai.