Ndryshimet që duhet të bëni në mëngjesin tuaj nëse doni të humbni peshë

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, ai mund të rregullojë ose të prishë ditën tuaj. Ekspertët thonë se mëngjesi është çelësi që aktivizon dhe rrit metabolizmin tonë. Nëse doni të humbi peshë, disa ndryshime në mëngjesin tuaj do t’ju ndihmojnë.

1. Pini një smoothie në vend që të hani drithëra

Një mëngjes i mirë duhet të përmbajë 13-20 gram proteina, 6 gram fibra dhe 10-15 gram yndyra të mirë. Një tas drithëra, i cili është një nga opsionet më të zakonshme të mëngjesit, jo vetëm që nuk siguron këto lëndë ushqyese që ju duhen për të filluar ditën, por në shumicën e rasteve ju ngarkon me sheqer. Në vend të kësaj, në një smoothie mund të fusni shumëllojshmëri perimesh dhe frutash (fibra), qumësh ose kos (proteina), fara liri ose arra (acide yndyrore omega-3), ose çfarëdo që mund të dëshironi.

2. Mos hani mëngjesin shumë herët

Sigurisht që nuk duhet të dilni nga shtëpia pa ngrënë, por nëse zgjoheni shumë herët ka shumë të ngjarë që dhe mëngjesin ta hani herët. Kjo do ju bëjë që sërish të hani më vonë, duke ngrënë kështu dy mëngjese dhe rrjedhimisht duke marrë dyfish kalori. Është më mirë të prisni pak që trupi juaj të japa shenjat e para të urisë para se të hani.

3. Thoni po një mëngjesi të pasur, dhe thoni jo shumë kalorive

Mëngjesi nuk duhet t’i kalojë 400 kalori, e cila është e mjaftueshme për një vakt të pasur, por jo aq sa rë na lejojë ta teprojmë./albeu.com


Shtuar 7.05.2021 09:14