Lukaku do të kryejë teste të reja sot, optimizëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës

Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, është dita e shumëpritur tek Interi.

Ditën e sotme Romelu Lukaku do të kryejë teste të reja fizike dhe nëse mjekët japin lajme pozitive, ai më në fund do të jetë në gjendje të rikthehet te shokët e tij të ekipit dhe të përgatitet për në Firence.

Ka optimizëm, sepse lojtari prej disa kohësh po ndihet më mirë dhe po punon për t’u rikthyer. Dhe gjatë seancave stërvitore të fundit nuk ka ndjerë aspak shqetësim./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.10.2022 11:47