Kritiku i presidentit kinez Manjati Ren Zhiqian është dënuar me 18 vite burg si dhe është gjobitur me 618,000 dollarë pasi akuzohet për korrupsion.
Gjykata e ka shpallur fajtor për “korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin”. Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtu se Ren ka pranuar krimet. 69-vjeçari, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan mori vëmendje të madhe për shkrimin e tij ku kritikoi preisdentin kinez dhe e cilësoi “palaco” të etur për pushtet.
Ren ka pasur raporte të mira me zyrtarë të kësaj partie, përfshirë nën-presidentin, Ëang Qishan, njeriun e dytë më të fuqishëm të Kinës, por në muajin korrik u përjashtua nga partia.