Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korcë ku një i moshuar është vetë hedhur nga kati i tretë i një pallati ku fatkeqësisht ka ndërruar edhe jetë.
Sipas policisë 70-vjecari jetonte vetëm, ndërsa incidenti ka ndodhur rreth orës 7:40.
Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim policie
Më datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com