Gjendja shëndetësore e gjyqtarit të Gjykatës së Kurbinit, është rënduar.
Ai ndodhet i hospitalizuar prej ditësh te Sanatorumi pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.
Gjyqtari vuan edhe nga astma pasi gjyqtari ka punuar 15 vite në minierë. Ndërkohë, në gjykatën e Kurbinit kanë rezultuar të infektuar edhe dy gjyqtarë të tjerë.
Ndërkohë, mësohet se Covid 19 ka hyrë dhe në institucionet më të larta të drejtësisë, përfshirë GJKKO dhe SPAK. Në GJKKO dhe SPAK kanë rezultuar 5 persona të prekur me Covid, ndërkohë që puna vijon si normalisht në institucione.