Rama: Gjuha angleze do mësohet nga klasa e parë, i japim fund shkollave me dy turne

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar planin për shkollat dhe universitetet për vitin 2021-2025.

Rama u shpreh se në këtë fushatë vijnë me një plan veprimi që është studiuar mirë, konsoliduar e studiuar.

Fjala e Ramës

Pasi ne nuk jemi KÇK-ja, por jemi qeveria sot e nesër. Gjuha angleze do të nisë të mësohet kudo, në të gjitha shkollat e vendit që në klasë të parë. Është koha që ta mësojnë të gjithë fëmijët. Që sot do të fillojmë të pajisim brezin e dekladës tjetër. Tek Piramida e diktatorit, e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes, ne do të çelim programin ndërkombëtar të Kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç. Në botën dixhitale, jo në Iphone dhe në Ipad, por fëmijëve do tu mësohen gjëra brenda saj, do tu jepen njohuri brenda saj. hap pas hapi do të shtrojmë rrjetin e tyre në të gjithë Shqipërisë.

Do çelim programin Kombëtar të arteve, do tu krijojmë kushte për të ushtruar mendjen dhe duart, si detyrim që ua kemi fëmijëve tanë që bota e Phone-ve dhe ipad-eve mos të marrë peng trupat dhe shpirtrat e tyre. Vizioni Shqipëria 2030 kërkon vetëm një arsim të kushteve optimale, por edhe një profil të ri të drejtuesve të shkollës. Këtu kemi trashëguar një boshllëk të madh. Shkollat ishin si kulla ku emroheshin militant dhe nguleshin atje, padyshim, ka pasur dhe ka plot njerëz të tjerë.

Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë do të thotë shumë më tepër se kaq. Ne e kemi nisur të adresojmë këtë model të konsoliduar ndërkombëtar. Deri në vitin 2025 të gjithë drejtuesi e shkollave do të licensohet nga drejtuesit, për një qendër komunitare ku mësimi, aktivitetet jashtëshkollore dhe kuminiteti janë bashkë dhe të harmonizuar. Në mandatin e tretë do t’i japim fund mësimit me dy turne.


Shtuar 16.03.2021 10:14